Isa Mustafa kritikon numrin rekord të këshilltarëve të Haradinajt

E publikuar: 11/01/2019 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar emërimin e ksëhtillarëve të rinj të kryeministrit, Ramush Haradinaj raporton “Zeri.info”.

Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së kryetarëve të degëve të LDK-së, tha se ky numër kaq i madh i kabinetit qeveritar është i patolerueshëm.

“80 e më shumë zëvendës ministra, ka shtuar numrin rekord të këshilltarëve, të cilët qeveria e Kosovës si ka pas kurrë e as nuk ka arsyje ti keq kaq”, tha ai Kësisoj ai ka thënë që kjo Qeveri duhet sa më parë të shkoj në shtëpi.

“Ne konsiderojmë që kjo qeveri duhet të ndërroj sjelljen e vet dhe të shkoj më shpejt në shtëpi. Ka vënë në pikëpyetje marrëdhënien e Kosovës me BE-në, ka vënë në pikëpyetje implementimin e agjendës së reformave ERA që ka qenë një agjendë që do të na drejtonte kah Bashkimi Evropian, si dhe marrëveshjen e Stabilizim Asociimit MSA”, theksoi ai.

Ndërkohë ai renditi si aspekte që kanë ardhur si rrjedhojë nga keqqeverisja e Qeverisë “Haradinaj”, edhe grevën e mjekëve, avokatëve dhe stafit arsimor të Kosovës. Fajin sipas Mustafës, Qeveria “Haradinaj” e ka edhe për mosliberalizimin e vizave gjatë këtij viti.

“Qeveria dëshiron të i hedh hi pluhur qytetarëve të Kosovës, për mos liberalizim të vizave. Kanë bllokuar më shumë se dy vjet e gjysmë procesin e Demarkacionit me Malin e zi”, theksoi ai. /ZERI