Isa Mustafa dhe Vuçiq për sqarime në Bruksel

E publikuar: 19/01/2017 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zhvillimet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç ishte ndërtimi i murit në Veri dhe tendenca për futjen e një treni serb ilegalisht në Kosovë, kanë shqetësuar Bashkimin Europian.

Prandaj, Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë e BE-së dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, ka ftuar të dy palët për një takim në kuadër të Dialogut për normalizim marrëdhëniesh javën e ardhshme, me 24 janar në Bruksel, njofton Klan Kosova.

“Zhvillimet gjatë ditëve të fundit theksojnë nevojën për rritjen e përkushtimit dhe angazhimit nga të dyja anët përmes dialogut”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të BE-së.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të dyja vendet, për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor”, përfundon njoftimi nga zyrtarët për media në Bruksel.