Isa Mustafa delegatëve të LDK-së: Ju kërkoj falje që përjetuat presion të paparë medial

E publikuar: 31/05/2015 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa ka shpërthyer ndaj medieve. Ai në një postim në Facebook thotë se delegatët e partisë së tij kanë qenë para një presioni të paparë media.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Urime LDK!

Urime për fitoren tuaj. Sepse, kjo është fitore e juaj, nuk është e imja. Unë jam në shërbimin tuaj dhe do të jap çdo gjë nga vetja ime për këtë besim.

Ju kërkoj falje, që dhjetë ditë, së bashku me mua, përjetuat një presion të paparë mediale. Morët letra dhe porosi nga gazetarë e redaktorë, nga përfaqësues të shoqërisë civile, se kënd duhet ta përkrahni e ta votoni. Këto letra i morët nga ata që sot në emër të lirisë së medias, po ankohen se LDK- nuk ishte transparente. Unë po ua përcjell atyre këtë fotografi, t’ua tregoj transparencën e LDK-së.

Po i lus, që në të ardhmen të mos tentojnë të ndërhyjnë në mënyrë flagrante dhe të cenojnë dinjitetin dhe lirinë e delegatëve tanë. I juaji, Isa Mustafa