Irving i papërmbajtshëm vazhdon serinë e Bostonit, Clevelandi fiton në Detroit (Video)

E publikuar: 21/11/2017 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bostoni ka vazhduar serinë e fitoreve në NBA pas fitores së fundit të arritur në vazhdime ndaj Dallas Mavericks në udhëtim me rezultat 110-102.

Më i miri në këtë takim ishte pa dyshim Kyri Irving i cili realizoi 47 pikë në këtë takim edhe pse kishte maskë.

Kjo ishte fitorja e 16-të rresht e Bostonit që është definitivisht më në formë këtë sezon.

Në fitoren e Clevelandit kontribuoi LeBron James me 18 pikë e 8 asistime, vazhduar nga Kevin Love me 19 pikë e 11 kërcime.

Cavs triumfoi me rezultat 116-88 në këtë takim të zhvilluar në Detroit.

San Antonio Spurs vazhdoi me fitore me rezultat 96-85 ndaj Atlantas në shtëpi në ndeshjen e zhvilluar në AT&T Center.

Aldridge me double double prej 22 pikë e 11 kërcime, Pau Gasol me 6 pikë dhe Manu Ginobili me 16 pikë shkëlqyen në këtë takim.

Bostoni fuqishëm është lider në konferencën lindore me 16 fitore e 2 humbje, kurse Cavs është në vendin e katërt me 10 fitore e shtatë humbje.

San Antonio pozicionohet tash në vendin e tretë me 11 fitore e 6 humbje në konferencën Perëndimore. /Telegrafi/