Ironizon këshilltari i Lutfi Hazirit: Dulla (Avdullah Hoti) ia kish marrë slloganin Lutës, si loçkë!

E publikuar: 24/08/2019 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja tani është e gatshme për zgjedhje me një sllogan të ri.

Hoti ka shkruar “BesëLidhja” në postimin e tij në rrjetin social.

Hoti këtë e bëri derisa Kryesia e LDK-së po mbante mbledhje dhe ku po diskutohej nominimi për Kryeministër, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë mungesa e Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut në mbledhjen e Kryesisë bëri që vendimi të merret të hënën.

Në ndërkohë, këshilltari i Lutfi Hazirit, Ibrahim Ademi, ka ironizuar me Hotin dhe “vrapin” e tij që ta shpall sloganin e LDK-së.

“Dulla ia kish marrë slloganin Lutës, si loçkë. E lkish përvetësue edhe e kish ‘shitë’ n’FB. Çashtje formimi prej akademiku, po get. Loçkë!”, ka shkruar Ademi. /Ballkani.info/