Ironizojnë nga PDK’ja: Kurti po konsultohet me Korenicën për t’iu përgjigjur Izraelit

E publikuar: 27/02/2021 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i PDK’së, Betim Gjoshi, ka përdorur ironinë për mënyrën e reagimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për letrën që ia dërgoi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën ftoi Kurtin për inaugurim të ambasadës së Kosovës në Izrael.

Gjoshi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se “për përgjigje po konsultohet me atë deputetin e tij, Visar Korenicën”, duke vënë theksin në deklaratat e mëparshme të këtij të fundit karshi Izraelit, shkruan Gazeta Express.
Albin Kurti është në diskutime të vazhdueshme për përgjigjen që do t’ia kthejë Benjamin Netanjahut të Izraelit i cili e ftoi për inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Për përgjigje po konsultohet me atë deputetin e tij, Visar Korenicën, që bënte thirrje për zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut”, deklaroi zyrtari i PDK’së.

Korenica, për të cilin u raportua përgjatë ditës së sotme se i ka siguruar votat për të hyrë deputet në Kuvendin e Kosovës, kishte kërkuar zhdukjen e Izraelit, duke e quajtur atë si “fundërrinë aziatike”.