Ironike por Huawei ofron ndërtimin e një qendre të sigurisë kibernetike

E publikuar: 06/02/2019 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit, është vetëofruar për ndërtimin e një qendre të sigurisë kibernetike në Poloni.

“Jemi gati të themelojmë një qendër të sigurisë kibernetike në Poloni nëse autoritetet pranojnë,” mësohet të ketë thënë shefi i Huawei Tonnay Bao.

Një tjetër ekzekutiv i Huawei foli për qendrën kibernetike. Ai argumentoi se qeveria e Polonisë nuk ka arsye pse të përjashtojë Huawei nga zhvillimi i rrjetit të së ardhmes 5G.

Në Janar në këtë vend u arrestua një punonjës Kinez i Huawei dhe një shtetas Polak. Ata akuzohen për spiunazh.

Megjithatë Huawei mohoi çdo lidhje me ngjarjen duke thënë se punonjësi kishte vepruar pa dijeninë e kompanisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur gjigandi Kinez akuzohet për vjedhje të pronësisë intelektuale dhe shihet si kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA dhe aleatëve të saj.

Lëvizja mund të shihet si përpjekje e kompanisë për të përmirësuar imazhin e saj. /PCWorld Albanian