Irlandezi hap tunel të fshehtë nga shtrati deri te kafiteria, për të pirë tinëzisht alkool nga gruaja

E publikuar: 12/10/2017 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë që merret me instalimin e gypave të ujit në Omaga të Irlandës, ka hapur një tunel nga krevati i tij deri tek një kafiteri, dhe për këtë veprim ai është ftuar në gjykatë.

Ai këtë gjë e bënte që të shkonte çdo natë në kafiteri për të pirë alkool, dhe të kthehej në shtëpi pa e kuptuar bashkëshortja e tij, transmeton Telegrafi.

Patsey Kerr është ftuar në gjykatën e Omagës, pasi është konstatuar se hapja e tunelit kishte shkaktuar prishjen e kanalizimit në të cilin ishin lidhur shtëpitë e fqinjëve. Ai ka folur para gjykatësit për tunelin e tij të fshehtë, dhe arsyen pse e kishte hapur, transmeton Telegrafi.

“Pasi pashë një film ku arratiset një person nga Shoshenka në vitin 1994, vendosa të bëjë diçka të ngjashme pa e ditur gruaja ime, dhe kështu fillova të gërmoj derisa ajo ishte në gjumë të thellë. Gropën e hapa nën shtratin tim që qonte drejt një kafiterie. Kam përdorur të gjitha llojet e pajisjeve nga luga deri tek makineritë e ndryshme më të rënda. Qysh në vitin 2009, kam arritur të gërmoj deri tek tualeti i femrave në këtë kafiteri.

Kerr gjithashtu ka pranuar se pesë vitet e fundit i ka kaluar duke shkuar përmes tunelit në kafiteri, dhe kthehej në orën një të mëngjesit, kurse gruaja kurrë nuk e kishte zbuluar këtë.

“Të them të drejtën më vjen mirë që më kanë zënë. Çdo mëngjes më vinte era alkool, kurse gruas i thosha se më vjen era djersë”, ka shtuar ai.

Lidhur me këtë shprehi të tij ishte habitur edhe qiradhënësi i cili nuk mund ta kuptonte se si çdo natë shfaqej nga askund dhe zhdukej nga tualeti i femrave. /Telegrafi/