Irina: Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua

E publikuar: 08/03/2015 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë bukuroshja ruse Irina Shayk ka folur për ndarjen e saj nga futbollisti i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo. Nëse CR7 deri tani nuk ka lëshuar ndonjë pakënaqësi ndaj saj, ajo nuk ngurron që ta konsiderojë atë jo të përshtatshëm. Në një intervistë për revistën “Hola” dhe që është pasyruar në shumë media botërore se Ronaldo nuk ishte mashkulli i saj ideal.

“Nëse ke një lidhje, ajo duhet të jetë e mirë, përndryshe nuk zgjat” – ka thënë Irina ndërsa flet më pas për mashkullin ideal. “Mashkulli ideal? Të jetë besnik, i ndershëm dhe një xhentëlmen i cili di si të respektojë femrat. Unë mendova se e gjeta një, por…jo” – e ka mbyllur modelja ruse.