Irani regjistron shifrën më të lartë ditore të vdekjeve nga Covid-19

E publikuar: 05/07/2020 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Irani sot ka regjistruar shfirën më të lartë ditore të viktimave që nga fillimi i epidemisë në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë humbur 163 persona.

Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i epidemisë në Iran, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 11.571.

Ndërkaq, me 2.560 raste të reja, numri i të infektuarve me virusin ka arritur në 240.438, transmeton “Anadolu”./Express/