Irani i bën thirrje Evropës që të ndjekë interesat e saj

E publikuar: 29/07/2018 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, tha në një konferencë shtypi të dielën se vendi i tij po punon me fuqitë evropiane për t’u siguruar, që ende mund të përfitojë nga marrëveshja bërthamore. Por nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se të tjera sanksione do të rivendosen në muajin nëntor ndaj Iranit, pasi Presidenti Donald Trump njoftoi në muajin maj se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja.

Kryediplomati irainian Javad Zarif tha se Amerika është e prirur për të vënë sanksione.

“Jam i sigutë që është e mundur. Kam besim se gjatë muajve në vazhdim ne mund t’u tregojmë amerikanëve se duhet të heqin dorë nga prirja e tyre (për sanksione).

Një grup senatorësh republikanë paralajmëruan të enjten vendet evropiane që të mos i nënvlerësojnë sanksionet amerikane ndaj Iranit.

“Sot, evropianët duhet të vëndosin nëse bizneset e tyre, bankat dhe qeveritë duhet të shikojnë interesat evropiane, apo interesat amerikane dhe veçanërisht interesat e Donald Trumpit”, u shpreh kryediplomati iranian.

Britania, Franca, Gjermania së bashku me Kinën, Rusinë, Bashkimin Evropian dhe Iranin ishin palët e tjera në marrëveshjen bërthamore që ishte një nga arritjet e Presidentit Barack Obama në politikën e jashtëme.

Zoti Trump bëri fushatë kundër marrëveshjes, duke e quajtur atë si marrëveshja më e keqe ndonjëherë e negociuar nga Shtetet e Bashkuara ndërsa është përpjekur për të mbajtur zotimin, duke i zemëruar palët e tjera pjestare në marrëveshje.