Irani dorëzon kutitë e zeza të avionit të rrëzuar ukrainas

E publikuar: 18/07/2020 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas më shumë se gjashtë muajsh, Irani dorëzoi në Paris, për analiza të mëtejshme, kutitë e zeza të avionit të kompanisë ”Ukrainian International Airlines’, që u qëllua gabimisht nga forcat iraniane.

”Analiza do të fillojë të hënën”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Mohsen Baharvand.

Më 8 janar, ky avion u nis drejt Kievit, kur u qëllua gabimisht nga forcat iraniane, menjëherë pasi u nis nga Teherani, raporton ATSh.

Të gjithë 176 personat në bord u vranë.

Organi i hetimit të aksidenteve ajrore në Francë, BEA, konfirmoi në qershor se Irani kishte kërkuar ndihmën e tij teknike për të riparuar kutitë dhe për të shkarkuar të dhënat e tyre.

Javën e kaluar, autoriteti iranian i aviacionit shkruajti në raportin e tij të fundit se rrëzimi i fluturimit ishte për shkak të një “gabimi njerëzor”.