Iran: Vdekja në burg ka ngritur shqetësime për fatin e të burgosurve

09.01.2018 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Iran: Vdekja në burg ka ngritur shqetësime për fatin e të burgosurve

Vdekja në burg e një iraniani të ri, i dyshuar se kishte marrë pjesë në protestat kundër qeverisë, i ka shtuar shqetësimet për goditjen brutale zyrtare kundër protestuesve të burgosur dhe kundër disidentëve të perceptuar, pas demonstratave më masive që në Iran janë parë në gati një dekadë.

Aktivistët iranianë që zhvillojnë hetime për fatin e të burgosurve gjatë protestave dhe trazirave të tjera, që shpërthyen muajin e kaluar, kanë raportuar më 7 janar, se 22 vjeçari, Sina Ghanbari, ka vdekur në burg nga “shkaqe të panjohura”.

Aktivistët, ku përfshihen avokatë dhe vullnetarë, thonë se janë njoftuar për vdekjen e këtij të riu edhe nga të burgosurit e tjerë, pas lirimit të tyre.

Pas raporteve të pakonfirmuara, shefi i autoritetit të burgjeve në kryeqytetin Teheran, Mostafa Mohebi, tha se Ghanbari e ka varur veten në nevojtoren e burgut.

“Në mëngjes, të shtunën më 6 janar, njëri prej të burgosurve, Sina Ghanbari, djali i Ali Akbarit, ka shkuar në nevojtore të seksionit të karantinës dhe e ka varur vetveten”, i tha Mohebi agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve në Iran, ISNA.

Sipas Mohebit, prokurori kishte qenë në burg dhe i kishte intervistuar “rojet e burgut dhe ata që janë të informuar”, derisa ka publikuar “urdhëra të domosdoshme”.

Aktivistët e mbledhur në një “komitet”, nëpërmjet një shpalljeje nga aktivisti, Mehdi Mahmudian, gazetar dhe anëtar i Fronit Pjesëmarrës reformist, i cili ka qenë i burgosur në vitin 2009, theksuan se Ghanbari ishte mbajtur në karantinë në burgun Evin në Teheran, ku të burgosurit mbahen para se të dërgohen në ndërtesën kryesore.

Shqetësime për një burg famëkeqsikur ai në Kahrizak

Aktivisti, Mehdi Mahmudin, kishte rol madhor në njoftimin e publikut për abuzimet e dyshuara në burgun Kahrizak, në vitin 2009.

Dy ligjvënës iranianë menjëherë e kanë konfirmuar vdekjen e të riut Ghanbari dhe kanë sugjeruar se ai kishte bërë vetëvrasje në burg, por nuk kishin ofruar detaje të tjera.

“Ky person i ri 22 vjeçar, ishte arrestuar nga policia. Unë jam informuar se ai ka kryer vetëvrasje në burg”, ka thënë ligjvënësi reformist, Taybeh Siavashi, për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve ILNA.

Ligjvënësi tjetër reformist, Mahmud Sadeghi, ka deklaruar ngjashëm për faqen Etemadonline, duke thënë se ai ishte informuar nëpërmjet një “zyrtari të inteligjencës” të paemëruar, se Ghanbari ka kryer vetëvrasje në burgun Evin.

Në postimin e tij në rrjetin Twitter, Sadeghi u ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve iranianë për përsëritjen e ngjarjeve pas protestës së vitit 2009, kur ka pasur raporte se të burgosurit, që mbaheshin në qendrën e ndalimit Kahrizak në Teheran, ishin torturuar dhe rrahur.

Së paku tre të burgosur të tillë kishin vdekur nga pasojat e torturës, patën raportuar grupet për të drejtat e njeriut.

“Ia tërheq vërejtjen presidentit dhe zyrtarëve të drejtësisë dhe të inteligjencës për Karhizakun e dytë”, ka shkruar Sadeghi në Twitter.

Së paku 22 vdekje të tjera janë raportuar lidhur me protestat gjatë periudhës dhjetor-janar, por Ghanbari paraqet personin e parë të vdekur në burg.

“Ky lajm është sikur shpimi me thikë në zemër të atyre të rinjëve që janë në burg”, tha Mohammad Aghazed, djali i të cilit, Soheil,është në mesin e 80 studentëve të arrestuar aktualisht.

“Bile edhe në rast se lajmi është i vërtetë, çka u keni bërë ju atyre, që më tepër u pëlqen të vdesin se sa t’i tolerojnë aksionet e juaja”, ka shkruar Aghazadeh në Twitter.

Valë e arrestimeve preventive?

Disa prej studentëve të arrestuar raportohej si nuk ishin në mesin e protestuesve, por është vështirë të konfirmohen detajet për shkak të fshetësisë zyrtare dhe kufizimeve në raportim në Iran.

Një ligjvënës iranian ka thënë në fillim të këtij muaji se autoritetet janë shprehur se pjesa më e madhe e studentëve ishin arrestuar si “masë preventive”.

Autoritetet iraniane thonë se së paku 450 njerëz janë arrestuar gjatë aksionit triditësh, pas fillimit të protestave në pjesën perëndimore të Iranit, në fund të muajit dhjetor.

Por, raportet pasuese kanë sugjeruar se më se 1,500 njerëz ishin arrestuar në gjithë vendin, ndërsa disa vlerësojnë se ky numër mund të jetë shumë më i madh.

Dhjetëra të burgosurve thuhet se janë liruar gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, qindra mbesin në burgje dhe shumë pak është thënë për ta nga zyrtarët.

Autoritetet u kanë tërhequr vërejtjen disa familjeve të të arrestuarve, që të mos flasin për media.

Kasra Nuri, anëtar i rendit, Sufi Gonabadi, i cili më parë i ka kaluar disa vite në burg për aktivitetin e tij, është në mesin e të arrestuarve. Nëna e tij, Shokoufeh Yadollahi, i tha Radios Evropa e Lirë se Nuri nuk ka marrë pjesë në asnjë protestë aktuale kundër qeverisë.

“Nuk është e qartë përse është arrrestuar ai. Kasra dhe tre shokë të tij kanë shkuar në një spital për ta vizituar një të afërm, kur forcat e sigurisë i kanë arrestuar ata, duke përdorë pajisje për shok elektrik dhe duke shtënë në ajër”, tha Yadollahi gjatë një interviste telefonike.

Organizata Amnesty International në fillim të janarit ka kërkuar që autoritetet e Iranit “t’i mbrojnë qindra të burgosur nga tortura dhe keqtrajtimi”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ia huq Kuvendi, ngatërron datën dhe ditën e mbledhjes së Kryesisë

Ia huq Kuvendi, ngatërron datën dhe ditën e mbledhjes së Kryesisë

AGK reagon ndaj gjuhës së Haxhiut ndaj Kelmendit, thotë se cenon fjalën e lirë e integritetin e gazetarit

AGK reagon ndaj gjuhës së Haxhiut ndaj Kelmendit, thotë se cenon fjalën e lirë e integritetin e gazetarit

Partia e Haradinajt insiston që demarkacioni të votohet sipas kërkesave të tyre

Partia e Haradinajt insiston që demarkacioni të votohet sipas kërkesave të tyre

Pacolli ka një kërkesë për Hahn dhe BE-në pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik

Pacolli ka një kërkesë për Hahn dhe BE-në pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik

S’humbet shpresa – AAK-ja thotë se LDK-ja do të reflektojë për demarkacionin

S’humbet shpresa – AAK-ja thotë se LDK-ja do të reflektojë për demarkacionin

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Katër zgjidhjet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas ish-diplomatit amerikan

Katër zgjidhjet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas ish-diplomatit amerikan

Abdixhiku flet për pozicionimin e LDK-së, thotë se në Kuvend po bëhen lojë teatrale

Abdixhiku flet për pozicionimin e LDK-së, thotë se në Kuvend po bëhen lojë teatrale

“LDK duhet t’i duartrokas Ramush Haradinajt”

“LDK duhet t’i duartrokas Ramush Haradinajt”

Pacolli uron Estoninë për 100 vjetorin e Pavarësisë

Pacolli uron Estoninë për 100 vjetorin e Pavarësisë

Dy ditë përpjekje e takime rreth koncensuesit për demarkacionin, rezultati shtyrja e seancave

Dy ditë përpjekje e takime rreth koncensuesit për demarkacionin, rezultati shtyrja e seancave

Rasti i dhimbshëm i kosovarit që po pret  me muaj vizën për t’u shëruar në Gjermani

Rasti i dhimbshëm i kosovarit që po pret me muaj vizën për t’u shëruar në Gjermani

Murati e quan të palogjikshëm ligjin ku votohet edhe demarkacioni edhe deklarata që e quan atë vepër penale

Murati e quan të palogjikshëm ligjin ku votohet edhe demarkacioni edhe deklarata që e quan atë vepër penale

Postimi i Adriatik Kelmendit që e bëri deputeten e VV’së ta sulmojë

Postimi i Adriatik Kelmendit që e bëri deputeten e VV’së ta sulmojë

​Delawie nuk i ndalë porositë për liderët: Miratojeni demarkacionin

​Delawie nuk i ndalë porositë për liderët: Miratojeni demarkacionin

Frutti merr çmimin “Kosovo’s Choice 2017” nga Superbrands

Frutti merr çmimin “Kosovo’s Choice 2017” nga Superbrands