Iraku feston fitoren ndaj ISIS-it

E publikuar: 10/12/2017 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Iraku festoi të dielën fitoren ndaj Shtetit Islamik me një paradë ushtarake ndaj Shtetit Islamik me një paradë ushtarake në kryeqytetin Bagdad, një ditë pasi Kryeministri Haider al-Abadi deklaroi se lufta që kishte si synim zmbrapsjen e Shtetit Islamik nga Iraku, ka përfunduar me sukses.

Parada nuk u transmetua drejtpërdrejt dhe vetëm media shtetërore u lejua të merrte pjesë.

Dëshmitarët thonë se njësitë e ushtrisë irakiane në paradë marshuan përmes sheshit kryesor në Bagdadin Qendror ndërsa helikopterë dhe avionë luftarakë shoqëronin nga ajri.

Abadi e kishte shpallur të dielën një festë kombëtare.

“Forcat tona kanë kontrollin e plotë të kufirit mes Irakut dhe Sirisë dhe për këtë arsye unë deklaroj fundit e luftës kundër Daeshit”, tha Abadi në një konferencë në Bagdad të shtunën.

Iraku e shpalli fitoren dy ditë pasi Rusia tha se kishte mposhtur Shtetin Islamik në Siri, ku Moska po mbështet ushtrinë siriane.

Qeveria irakiane tha se shpallja e fitores do të thoshte se forcat e saj kishin siguruar edhe shkretëtirën perëndimore përveç kufirit mes Irakut dhe Sirisë.

Forcat kurde në Irak të njohura si Peshmerga, kritikuan të dielën kryeministrin Abadi që nuk e përmendi rolin e tyre në mposhtjen e Shtetit Islamik në Irak.

Ministria e Peshmergave tha përmes një deklarate se 1 mijë e 824 luftëtarë Peshmerga ishin “martirizuar” dhe mbi 10 mijë ishin plagosur në në luftën kundër Shtetit Islamik. As deklarata e Departamentit të Shtetit nuk e përmendte rolin e Peshmergave në mposhtjen e ISIS-it në Irak.

Por Britania e Madhe e njohu rolin e tyre përkrah forcave irakiane në luftën kundër ISIS-it.

Luftëtarët e Shtetit Islamik morën kontrollin e një të tretës së Irakut në verën e vitit 2014, duke kërcënuar ekzistencën e shtetit të Irakut. Megjithatë gjatë tre vjetëve e gjysëm të fundit, forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni amerikan e rimorën kontrollin e gjithë territorit.