IPKO, RRETHI VEROR: KOMUNIKONI FALAS ME 10 VETA NË RRETH

E publikuar: 26/06/2015 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me pakon Rrethi Veror, bisedat mes 10 numrave të IPKO-së do të jenë të gjata dhe pa kufi
Prishtinë, 26 qershor 2015 – Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët komunikojnë vazhdimisht me miqtë dhe të afërmit e tyre, tani e kanë mundësinë e komunikimit shumë herë më të shpeshtë dhe pa kufi me 10 numrat e tyre të zgjedhur.
Me aktivizimin e pakos Rrethi Veror, IPKO ua mundëson përdoruesve të saj me parapagim që të komunikojnë pandërprerë me 10 numra për 24 orë në ditë, për një muaj të plotë.
Aktivizimi i ofertës Rrethi Veror bëhet duke thirrur kodin *147#, dhe për një muaj kushton 3 euro.
“Rrethi Veror është pako unike e cila mund të konsiderohet si dhuratë e telefonisë mobile IPKO për përdoruesit e saj gjatë fillimit të kësaj vere – kohës kur komunikmi me të afërmit dhe miqtë është më i shpeshtë dhe më i nevojshëm” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.
Rrethi Veror është pako promocionale.
IPKO është operatori i parë mobil në Kosovë që kosovarëve u ka ofruar risitë, produktet dhe shërbimet më bashkëkohore të telefonisë mobile, për çmimet më të volitshme të mundshme.
IPKO vazhdon të mbetet telefonia e parë mobile e cila ka ofruar edhe rrjetin 3G dhe atë 4G në Kosovë. dasma1