IPKO Premium 15 për qind më lirë, me përmbajtje dhe tipare të reja

E publikuar: 01/10/2015 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pakoja Premium tani është edhe më e pasur dhe sjell tipare të reja dhe përmbajtje unike, ndërsa çmimi për abonimin vjetor është 15 për qind më i ulët
1 Tetor 2015 – IPKO sot ka njoftuar se tani i ka lansuar shumicën prej risive të shumë-kërkuara nga përdoruesit e Premium, ndërsa e ka zbritur ndjeshëm çmimin e po të njëjtës pako.

Abonimet e reja në pakon Premium tashmë janë në dispozicion me 15 për qind çmim më të ulët për abonentët me pako vjetore, ndërsa ata që abonohen në Premium për tre muaj përfitojnë edhe një muaj tjetër abonim falas nga IPKO.

Përdoruesit e rinj mund ta marrin pa pagesë resiverin SmartBox, që ua mundëson atyre të shohin mbi 1500 tituj në librarinë e Video On Demand si dhe ta rikthejnë përmbajtjen e tyre të preferuar nga kanalet e zgjedhura, e cila ka mundur të ju ikë pa e parë.

IPKO ka shtuar edhe shumë karakteristika të reja për përdoruesit e Premium, edhe pse çmimi i pakos është zbritur. Të gjithë përdoruesit aktual por edhe të rinj të pakos Premium tani do të mund të qasen në TVim falas, dhe të shohin kanalet më të mira nga pajisjet e tyre mobile, pavarësisht nëse janë në shtëpi apo në lëvizje, derisa janë të lidhur me rrjetin wireless të IPKO-së.

Përdoruesit e Premium tani mund të qasen krejtësisht falas edhe në kanalin DigiGold – kanalin me filmat më të fundit të cilët ofrohen për çdo javë. Të gjithë ata që e kanë pakon Premium tani mund të shikojnë deri në pesë filma në DigiGold për çdo javë, apo 20 filma në muaj; sipas dëshirës së tyre dhe krejtësisht falas. Në të kaluarën, çmimi për një film DigiGold ishte një euro, edhe në pakon Premium.

“Me gjithë përmbajtjen dhe tiparet e reja të cilat vijnë me çmimin e zbritur, pakoja Premium tani është transformuar në një platformë dhe unike të argëtimit, e cila u ofron përdoruesve një kinema të plotë në shtëpi me filmat më të fundit dhe kanalet më cilësore në HD, si dhe arenën e plotë të sportit në të cilën përdoruesit mund t’i shijojnë ekipet dhe kampionatet më të mira të futbollit evropian, duke përfshirë edhe ekipet dhe përfaqësuesuet e tyre të preferuara” ka thënë Ilir Istrefi, përgjegjës për zhvillimin e platformës së TV digjital në IPKO. —

Që nga dita e parë, platforma e TV digjital nga IPKO ka mbetur zgjedhja e preferuar e përdoruesve. Deri më sot, IPKO mban pothuajse 50 për qind të tregut të internetit dhe TV digjital në Kosovë, shërbime të cilat janë në trende të qëndrueshme të rritjes.

Platforma digjitale e IPKO-së është kombinim i kanaleve më të mira televizive qe ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DigitAlb dhe SuperSport, kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.