IPKO heq kufij: Pako e vetme e intenetit mobil

E publikuar: 28/04/2015 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Duke filluar prej sot, për përdoruesit e telefonisë mobile IPKO nuk do të ketë më kufij mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kur ata duan ta përdorin internetin në mobil vazhdimisht, përmes aktivizimit të një pakoje të vetme.

“Me një pako të vetme të internetit në mobil që vlen për katër shtete, IPKO i ka eliminuar kufijtë për përdoruesit e saj, të cilët tani do të jenë të lidhur me internet të shpejtë në mobil kudo që ata janë – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo Mal të Zi” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Për të gjithë ata që Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi e vizitojnë për punë apo për vizitë të shkurtë një-ditore, IPKO ka krijuar pakon ditore për 24 orë internet, që ofron 150 megabajt, dhe mund të përdoret në cilindo nga katër shtetet. Aktivizimi i pakos ditore bëhet duke thirrur kodin*478*1#.

Ndërsa për të gjithë përdoruesit e saj të cilët i vizitojnë tri vendet fqinje për periudha më të gjata kohore, IPKO e ka krijuar pakon një javore për internet të pandëprerë mobil që ofron 500 megabajt, dhe mund të aktivizohet duke thirrur kodin *478*2#.

Pakoja më e madhe e internetit në mobil për Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi është pakoja mujore që ofron aq shumë sa 2GB internet për një muaj, dhe mund të aktivizohet duke thirrur kodin *478*3#.

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO-së duhet zgjedhur operatorin Eagle, në Maqedoni operatorin One, ndërsa në Mal të Zi duhet zgjedhur operatorin mobil – m:tel. Pakoja e njëjtë e internetit për katër shtete mund të aktivizohet nga të gjithë përdoruesit e IPKO-së, duke përfshirë edhe bizneset.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe bulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë më i madh me rrjetin 3G, dhe i pari që e ofron rrjetin 4G në Kosovë.