IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojnë për vitin e 5-të me radhë Girls in ICT

E publikuar: 18/04/2019 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga fillimi, rreth 300,000 vajza dhe gra marrin pjesë në më shumë se 11,000 organizime për ditën Ndërkombëtare të vajzave në TIK, në rreth 171 shtete të botës.

Ipko Foundation dhe RIT Kosova (A.U.K) Training and Development Institute – TDI per te 5-tin vit me radhë organizojnë konferencën “Girls in ICT”, në ditën ndërkombëtare të vajzave, e cila kontribuon direkt në edukimin e qindra vajzave në fushën e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit, përmes folësve inspirues, punëtorive interaktive dhe panairit të punës.

Girls in ICT 2019 do të mbahet me 26 Prill (e Premte), në kampusin e RIT Kosova (A.U.K). Në këtë konferencë do të ketë të ftuar folës lokal dhe ndërkombëtar, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, OJQ dhe individë të cilët janë të përfshirë në fushën e teknologjisë informative, ku të gjithë punojnë drejtë fuqizimit dhe përfshirjes së vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë.

Çfarë do të ofrojë kjo konferencë?

Pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësi të ndjekin fjalimet e dy folësve:

1. Drena Kusari Berisha-Kosovarja e parë e cila diplomoi nga Harvard Business School dhe aktualisht është Menaxhere Gjenerale në ”LYFT” po rikthehet në Kosovë për Girls in ICT 2019.

2. Avery Louise Bang– Presidente dhe CEO e Bridges to Prosperity (B2P), një organizatë jofitimprurëse që u siguron komuniteteve të izoluara qasje në kujdesin shëndetësor, edukimin dhe mundësitë ekonomike, duke ndërtuar ura mbi lumenjë.

Aktivitetet tjera janë punëtoritë ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë aftësi të lidhura me lidership dhe TIK.

Do të ketë gjithsej tri punëtori:

1)    Building Bridges with Bridges to Prosperity– E udhëhequr nga Avery Bang, do të trajnojë vajzat të krijojnë një model te urës përmes materialeve te thjeshta.

2)    Penetration Testing Workshop – Prishtina Bus Tour – E udhëhequr nga Blerim Jahiu, ku në udhëtim me autobus nëpër qytet do bëhet skenimi i wireless rrjetave me laptop duke perdorur WarDriving. Përmes programeve të posaçme do të skenohen pikat wireless gjatë gjithë rrugëtimit të linjës 4 të autobusit, për të kuptuar se a janë të siguruara dhe të mbrojtura.

3)    Hands on Hacking Workshop – E udhëhequr nga Daniel Bohannon, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shikojnë si bëhet sulm në burim të hapur ne botën reale të quajtur Metasploit për të gjeneruar një dokument për të shkaktuar dëme (ashtu si sulmuesit e vërtetë bëjnë çdo ditë) dhe pastaj do të shohin se sa lehtë me hapjen e një dokumenti mund t’i japë një sulmuesi të largët kontrollë të plotë mbi kompjuterin tuaj.

Pas përfundimit të punëtorive ku te gjithë pjesemarrësit do të marrin Certifikatë Pjesëmarrjeje, do të organizohet një koktej për të pranishmit. Dita do të përmbyllet me Panairin e  Punës,  ku prezente do të jenë kompani dhe OJQ të cilat punojnë në fushën e TIK-ut dhe të tjera, e cila do të shërbejë për mundësi punësimi për pjesëmarrësit dhe këshillim për orientimin e tyre në karrierë. Prandaj, të gjitha vajzat, pjesëmarrëse në panair, rekomandohen të kenë me vete CV-në e tyre.

Përveç këtyre, 20 nga vajzat do të kenë fatin të fitojnë trajnime falas nga RIT Kosova (A.U.K) TDI, të cilat do të përzgjidhen në bazë të një loje shpërblyese që do të zhvillohet gjatë ditës.

Girls in ICT 2019 implementohet nga Ipko Foundation, RIT Kosova (A.U.K) TDI, KUSA, dhe mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Projektit USAID Empower dhe UNWomen.

Eventi është i hapur për të gjithë, dhe të gjitha aktivitete ofrohen FALAS. Për të qënë pjesëmarrës në event duhet të plotësohet vetëm forma e aplikimit në këtë link: https://forms.gle/pYQPLWsYWzeT3UYT  /PCWorld Albanian