IPKO: Fol pa pare me familjen dhe biznesin tënd

E publikuar: 21/04/2015 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bizneset e vogla dhe ato familjare tani e kanë pakon e tyre të veçantë për komunikim mobil me punëtorët dhe familjen e tyre

Telefonia mobile IPKO ka njoftuar se prej sot do ta ofrojë një pako të re kushtuar bizneseve të vogla dhe atyre familjare. Pakoja e re e quajtur MIX mundëson lidhjen e deri 5 numrave në rreth dhe komunikimin e tyre pa pagesë.

“Me këtë pako unike kushtuar bizneseve të vogla dhe familjeve, IPKO synon që të mundësojë komunikim të volitshëm dhe të pandërprerë mes anëtarëve të familjes dhe bizneseve të vogla, 24 orë në ditë dhe në 7 ditë të javës. Ne duam t’ua mundësojmë anëtarëve të familjes që në çdo kohë të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, si dhe  ta lehtësojmë avancimin e bizneseve të vogla përmes bisedave pa pagesë me stafin e tyre” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Për ta aktivizuar pakon, çdo person privat apo pronar i biznesit mund të abonohet në ndonjërën nga pakot postpaid, përkatësisht pakot S,M, ose L, të cilat aktualisht ofrohen me 50 për qind zbritje.

Numrat tjerë gjithashtu mund ta aktivizojnë ndonjërën nga pakot mujore për të komunikuar tërësisht pa pagesë mes vete. Shtuarja e një numri postpaid si anëtar i rrethit mund të bëhet pa pagesë.

Numrat me parapagim gjithashtu mund të shtohen në pako, të cilët më pas përdoruesi i pakos Mix mund t’i regjistrojë si anëtarë dhe biznesit apo familjes, dhe për të cilët i njëjti ngarkohet me 2 euro pagesë mujore, shumë e cila nga anëtarët e rrethit menjëherë mund të përdoret si mbushje për thirrjet dhe SMS-të në rrjetin mobil IPKO.

Më tej, për përdoruesit të cilët nënshkruajnë kontratë 24 mujore në pakon Mix, IPKO ofron një kupon me zbritje, i cili mund të përdoret për ta blerë ndonjërin nga telefonat e mençur në dyqanet e IPKO.

Në pakon postpaid S ofrohen 300 minuta, 300 SMS dhe 1300 megabajt, ndërsa pakoja M ofron 500 minuta, 500 SMS dhe 1500 megabajt. Pakoja më e madhe është L me 1000 minuta, 1000 SMS dhe 2000 megabajt. Minutat dhe SMS-të mund të përdoren me të gjithë operatorët në Kosovë.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë më i madh me rrjetin 3G, dhe i vetmi që e ofron rrjetin 4G në Kosovë.