IPK shkëmben përvojat me agjencitë tjera evropiane të mbikëqyrjes policore në konferencën e EPAC-ut

E publikuar: 17/11/2017 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati Policor i Kosovës është duke marrë pjesë në konferencën profesionale të radhës të EPAC-ut (European Partners Against Corruption – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit), e cila po mbahet në Lisbonë – Portugali 15-17 nëntor 2017.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, e në të cilën Republika e Kosovës po përfaqësohet nga Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Hilmi Mehmeti me bashkëpunëtorë, transmeton infosot.

Gjatë zhvillimit të punimeve në konferencë do të diskutohen dhe trajtohen tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, si dhe bashkëpunimi mes agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit, sidomos të agjencive mbikëqyrëse policore.

Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si : integriteti dhe përpjekjet anti-korrupsion, shkëmbimi i përvojave në hetimin dhe trajtimin e ankesave ndaj zyrtarëve policorë, trajtimi i dëshmive digjitale etj.