IPK ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje

E publikuar: 20/07/2020 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

IPK kishte pranuar informacione për këtë rast sot nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Pejë ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, bëhet e ditur në komunikatën e Inspektoratit Policor.