iPhone XR do të jetë më i suksesshëm sesa iPhone XS thotë analisti shquar

E publikuar: 17/10/2018 02:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsumatorët do të dynden drejt dyqaneve të Apple për të blerë iPhone XR kur të debutojë në një numër të më lartë sesa për iPhone XS


Kështu shprehet një prej analistëve të shquar të Apple Ming-Chi Kuo i cili njihet për parashikimet e tij të sakta për shkak të lidhjeve që ka me zinxhirin furnizues të Apple.

Ai parashikon se Apple do të shesë mes 36 deri në 38 milion iPhone XR në tre mujorin e fundit të këtij viti.


Ishte parashikuar që për këtë model shitjet të mos i kalonin 35 milion njësi.

Parashikimet janë ndryshuar edhe për shitjet në tërësi për të gjitha modelet.

Konkretisht shitjet e përgjithshme të iPhone pritet të jenë mes 78 deri në 83 milion njësi nga 75 deri në 80 milion njësi që ishte parashikuar më parë.

iPhone XR është modeli “buxhetor” i Apple. Ai del në shitje më 19 Tetor dhe fillon nga 749 dollarë përkundër 999 dollarë të iPhone XS.

iPhone XR sjell me vete disa veçori të rangut të lartë si Face ID apo ekran pa kornizë, megjithatë nuk është rezistent ndaj ujit dhe ekrani është LCD në vend të OLED. /PCWorld Albanian