iPhone X, klonohet në mënyrë perfekte! (Video)

E publikuar: 01/02/2018 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është pasardhësi i iPhone X, dhe as njëra nga pajisjet e Apple, ky është telefoni Noa N10 i cila ka kopjuar në tërësi tiparet e smartfonit më të shtrenjtë të prodhuar nga Apple.

Ky kopjim perfekt nga smartpohne N10, do të vijë me një shtresë qeramike, e cila do t’u ofrojë përdoruesve një ndjesi prestigji dhe elegance dhe një bateri 3,600mAh.

64GB memorie në bord mund të zgjerohet përmes një kartele microSD dhe ka edhe një sistem kamere të dyfishtë prej 16 megapikselësh (2x sensorë Sony IMX499) dhe një lexues të gjurmëve të gishtave në anën e pasme.

Një procesor MediaTek MT 6763 okta-core dhe 4GB RAM kompletojnë paketën, e cila dominohet nga një ekran me rezolucion 6.2 inç dhe 2.160 x 1.080.

Noa N10 do të prezantohet plotësisht gjatë Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë më vonë këtë muaj, megjithëse tashmë e dimë se do të mbërrijë me Android 8.0 Oreo dhe do të kushtojë rreth 300 euro (375 dollarë).