iPhone-t e rinj të Apple do të quhen iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone Edition

E publikuar: 18/09/2017 05:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre iPhone e rinj të Apple të cilët pritet të prezantohen më 12 Shtator mund të quhen iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone Edition raportoi blogu dedikuar produkteve të Apple 9to5Mac.

Deri më sot reporterët kanë përdorur mekanizmat tradicionale të emërtimit të telefonëve duke i quajtur iPhone 7S, iPhone 7S Plus dhe iPhone 8.

Kjo ka një kuptim sepse Apple zakonisht përditëson iPhone sipas një cikli “tick-tock” duke shtuar një “s” prapa.

Por kjo nuk do të kishte kuptim vitin e ardhshme sepse Apple do të detyrohej të lançon iPhone 8S, iPhone 8S Plus dhe iPhone 9.

Sipas 9to5Mac të paktën në dy raste gjatë aktivitetit IFA në Berlin, kompanitë zbuluan se Apple do të quajë iPhone e rinj iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone Edition.

iPhone Edition pritet të jetë modeli i segmentit të lartë që e kemi quajtur në raporte si iPhone 8.

Konfuzioni është i lartë, por përgjigjen përfundimtare do e marrim nga Apple javën e ardhshme. /PCWorld Albanian