iPhone i parë me 5G vetëm në 2020-ën

E publikuar: 04/11/2018 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefonët e parë 5G do të vinë vitin e ardhshëm. Motorola do të sjellë gjeneratën e re të konektivitetit me modelin Moto Z3, ndërsa LG dhe OnePlus gjithashtu kanë premtuar një telefon 5G në 2019-ën.


Nga ana tjetër përdoruesit e iPhone duhet të presin më shumë sesa të tjerët.

Teknologjia është domosdoshmëri për Apple dhe pyetja e vetme në këtë mes është kur do të vijë.


Sipas Fast Company e cila citon burime të afërta me planet e Apple, iPhone i parë 5G do të vijë në 2020-ën dhe furnizuesi me këtë teknologji do të jetë Intel.

Aktualisht dy kompanitë po hasin probleme me mbinxehjen e modemëve 8060 5G.

Megjithatë Apple ende ka shansin të riparojë marrëdhënien me Qualcomm, i vetmi prodhues që mund ti ofrojë modemë 5G të denjë.

Dy kompanitë janë përfshirë në një betejë ligjore prej mese një viti dhe e gjithë vëmendja e Apple është tek çipi 8161 i Intel.

5G-ja gjithashtu është një shans i artë për Intel që të fitojë popullaritet në një treg të dominuar nga Qualcomm. /PCWorld Albanian