iPhone do mbajë mend sa herë bëni seks

E publikuar: 10/06/2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si pjesë e një aplikacioni të ri që do të gjurmojë shëndetin ruaj riprodhues. Apple ka shtuar një opsion për të gjurmuar aktivitetin tuaj seksual.

Kur përdoruesit klikojnë në aplikacion, aty mund të regjistrojnë se kur kanë bërë sex dhe a kanë përdorur mbrojtje.

Sikurse në aplikacionet e tjera që regjistrojnë të dhënat tuaja shëndetësore, edhe në aplikacionin për sex-in përdoruesit mund të tu qasen të dhënave të tyre në formë të grafikoneve.

IOS 9, i cili do të përmbajë këtë opsion do të lansohet në shtator të këtij viti dhe gjithashtu do të përmbajë edhe një opsion të quajtur “asistent inteligjent”.

Programerët tashmë e kanë projektuar softuerin dhe përdoruesit e apple IOS do të mund ta kenë në dorë një version të tijin si pjesë e programit beta.