iPhone 8 pritet të jetë ndryshe

01.10.2016 01:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
iPhone 8 pritet të jetë ndryshe

iPhone 7 sapo ka dalë në treg dhe Apple ka nisur të korrë frutet e punës së saj dhe konkurrenca e shtyn kompaninë që të mendojë më shpejt për pajisjen pasaardhëse.

Dhe pajisja pasaardhëse është iPhone 8, që sipas forumeve teknologjike dhe artikujve që qarkullojnë në internet do të jetë një revolucion më vete sa i përket linjës së prodhimit të telefonave inteligjentë të kompanisë.

Është ende shpejt për të folur për hollësi në lidhje me këtë telefon, që siç e do tradita, Apple pritet ta prezantojë në muajin shtator të 2017. Por një postim i një personi, që thotë se është punonjës në fabrikën Herzliya në Izrael, atje ku prodhohen hardware-t e kompanisë amerikane, ka nxitur disa hamendësime.

Së pari, iPhone 8 do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe nga iPhone 7, me një ekran të përthyer, kamera më cilësore, procesorë dhe RAM (memorie të përkohshme) shumë më të avancuar.

Ai që bie më shumë në sy, gjithnjë nëse merren për të vërteta këto hamendësime, është dezajni. Apple është kritikuar shpesh për ngurtësinë e treguar në të gjithë modelet iPhone, duke ruajtur karakteristikat e telefonit të parë të nxjerrë në 2007.

Sigurisht, të gjitha këto mbeten në kuadër të hamendësimeve nëpër forumet teknologjike dhe rrjetet sociale, por që përforcohen fort nga fakti se vitin e ardhshëm është 10-vjetori i daljes në treg të iPhone të parë, një telefoni që revolucionarizoi pajisjet inteligjente.

/ Top Channel

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


20 vjet bashkë! Ja çfarë thonë për njëri-tjetrin çifti i dashur i ekranit!

20 vjet bashkë! Ja çfarë thonë për njëri-tjetrin çifti i dashur i ekranit!

Xheni e Big Brother bëhet nuse…Befason me publikimet e fundit

Xheni e Big Brother bëhet nuse…Befason me publikimet e fundit

Njeriu që rrezikon të gjendet ballë për ballë me krokodilët, vetëm për të mbledhur vezët e tyre (Video)

Njeriu që rrezikon të gjendet ballë për ballë me krokodilët, vetëm për të mbledhur vezët e tyre (Video)

AKEP u kërkon bizneseve të blejnë menjëherë “domain.al”

AKEP u kërkon bizneseve të blejnë menjëherë “domain.al”

Dhimbja në kërthizë tregon praninë e pesë sëmundjeve

Dhimbja në kërthizë tregon praninë e pesë sëmundjeve

Ka shumë kilogramë e të pasme gjikante, por meshkujt digjen kur e shohin në bikini

Ka shumë kilogramë e të pasme gjikante, por meshkujt digjen kur e shohin në bikini

Armina Mevlani ka një 'hall' dhe ka të bëjë me puthjen

Armina Mevlani ka një 'hall' dhe ka të bëjë me puthjen

Monedha kriptografike “petro” e Venezuelës ka ngritur 735 milion dollarë

Monedha kriptografike “petro” e Venezuelës ka ngritur 735 milion dollarë

Ingrid Gjoni bëhet pjesë e një nisme të rëndësishme

Ingrid Gjoni bëhet pjesë e një nisme të rëndësishme

Këlyshin e hedhur në lumë, krokodili e hëngri brenda pak sekondash (Video)

Këlyshin e hedhur në lumë, krokodili e hëngri brenda pak sekondash (Video)

Dietat me shumë proteina ju mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit

Dietat me shumë proteina ju mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit

E pabesueshme! Lori Hoxha publikon foton shtatzënë por…

E pabesueshme! Lori Hoxha publikon foton shtatzënë por…

Shpërthen DJ Blunt, në mbi 20 video i shpall luftë Ledrit dhe Gjikos

Shpërthen DJ Blunt, në mbi 20 video i shpall luftë Ledrit dhe Gjikos

Nëse ndjeheni të lodhur – konsumoni këto ushqime

Nëse ndjeheni të lodhur – konsumoni këto ushqime

Flasin gazetaret e sportit: Na paragjykojnë!

Flasin gazetaret e sportit: Na paragjykojnë!

“Jashtëtokësorët e detit”: Njihuni me krijesat e frikshme që kanë rënë në rrjetat e peshkatarit (Foto)

“Jashtëtokësorët e detit”: Njihuni me krijesat e frikshme që kanë rënë në rrjetat e peshkatarit (Foto)