Me iPhone 7 të kuq, Apple mbështet programin kundër HIV/AIDS

E publikuar: 21/03/2017 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka nxjerrë në treg një linjë të kuqe ‘Iphone”, një prodhim special i “Iphone 7” dhe “Iphone 7 Plus”, ku një pjesë e fitimeve do t’i shkojnë Fondit Global që mbështet programet e kërkimit kundër virusit HIV dhe Sidës.

Ngjyra e re e fortë u shtua në faqen e Apple sot pasdite.

Funksioni i këtij telefoni nuk është ndryshe nga telefonat ekzistues “Iphone 7” dhe “Iphone 7 plus”, por ngjyra është simboli i një lufte të fuqishme: Më shumë se 36 milionë njerëz në botë janë duke jetuar me virusin HIV dhe Sidën; më shumë se dy të tretat e tyre jetojnë në Afrikën subsahariane, ku (RED) dhe Fondi Globali janë duke punuar për çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje.

RED u themelua në vitin 2006 dhe ka gjeneruar më shumë se 465 milionë USD për Fondin Global e që atëherë dhe Apple ka bashkëpunuar me të.