iPhone 6s mund të hidhet në treg më 25 shtator

E publikuar: 06/06/2015 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga fundi i këtij viti, Apple do të realizojë iPhone 6 dhe iPhone 6s Plus, të cilët do të jenë gjenerata tjetër e telefonave inteligjentë të cilësisë së lartë të kompanisë. Sipas një punonjësi të Vodafone në Britani, iPhone 6s do të hidhet në tregun britanik më 25 shtator. Porositjet për këtë telefon do të nisin një javë përpara, më 18 shtator. Meqë SHBA-ja dhe Anglia janë pjesë e të njëjtin grup të tregjeve që marrin zakonisht të parët telefonat inteligjentë, mund të themi me siguri se iPhone 6s do të hidhet në tregun amerikan me 25 shtator.

Ndërsa për iPhone 6s Plus nuk kemi informacion nëse do të realizohet në të njëjtën ditë me iPhone 6s. Ka mundësi që punonjësi thjesht ka bërë një spekulim se kur mund të dalë në shitje ky telefon inteligjent. Ndoshta Apple ka nisur të njoftojë partnerët e saj që të përgatiten për daljen në treg të pajisjes. Gjithsesi, shpresojmë të zbulojmë më shumë informacione në ditët në vazhdim./krokodili/