iPad Pro i ardhshëm nuk do të ketë buton fizik e as korniza ekrani

E publikuar: 05/08/2018 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot 9to5Mac raportoi se Apple është duke përgatitur një përditësim për linjën iPad Pro të tabletëve.

Sipas sajtit në fjalë gjigandi i iPhone ka vendosur të heqë butonin fizik “Home” dhe të eliminojë kornizat e ekranit.

Gjetjet e 9to5Mac qëndrojnë në një linjë me raportimet e Ming-Chi Kuo, i cili ishte shprehur se iPad Pro do të ketë ekran më të madh por të njëjtin madhësi.

Gjithashtu sipas të dhënave të gjetur në betan e pestë të zhvilluesve të iOS 12, iPad Pro i ri nuk do të ketë një “notch” si iPhone X. iPad Pro të ri nuk do ti mungojë as teknologjia e njohjes së fytyrës Face ID.

Këtë vit raportohet se të gjitha modelet e reja të iPhone do të ketë “notch.” /PCWorld Albanian