iOS 13 sjell ndërfaqen e errët “Dark Mode”

E publikuar: 04/06/2019 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple do të sjellë “Dark Mode” në iOS 13, versionin e ri të sistemit operativ mobil për këtë vit. Kompania e dha lajmin në konferencën e zhvilluesve WWDC 2019, një vit pasi solli funksionin në sistemin operativ desktop macOS Mojave.

Në skenë kompania tregoi disa prej aplikacioneve të saj më popullore duke punuar në “dark mode” si Maps, Notes, Calendar, Music dhe Messages. Kompania gjithashtu konfirmoi se ndërfaqja e errët do të vijë edhe në iPad OS.

Apple tha se ndërfaqja do të jetë e disponueshme në mbarë aplikacionet e sistemit operativ dhe mund të përdoret gjithashtu nga zhvilluesit e palëve të treta. Përdoruesit mund të zgjedhin ta aktivizojnë automatikisht ose në një kohë të caktuar ose me të perënduar dielli.

Lajmi për ndërfaqen e errët në iOS erdhi pak kohë pasi Google tha se do të sjellë atë në Android Q këtë vit. “Dark Mode” në Android është tashmë i disponueshëm në versionin beta të Q dhe Google po punon që aplikacionet të adoptohen me skemën e re të ngjyrave.

Për fillestarët “Dark Mode” është bërë një funksion popullor në vitet e fundit. Pas kësaj lëvizje fshihen arsye funksionale por edhe për shkak se duket më bukur. Gjithashtu sjell përfitime të mëdha për ata që kanë telefonë me ekrane OLED sepse kursejnë baterinë. /PCWorld Albanian