iOS 12 e instaluar në 80% të pajisjeve Apple

E publikuar: 27/02/2019 05:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër muaj e gjysmë nga debutoi dhe iOS 12 është instaluar në 83% të pajisjeve të lançuara në katër vitet e fundit sipas të dhënave që Apple jep përmes App Store.

Që nga debutimi i iOS 12, Apple ka ofruar të dhëna në dy mënyra: numri e instalimeve tek pajisjet e fundit dhe numrin e instalimeve për të gjitha pajisjet.

Ndërsa 83% e pajisjeve në katërt vitet e fundit kanë kaluar në iOS 12, vetëm 80% e pajisjeve total janë në versionin e fundit të sistemit operativ.

12% e pajisjeve vazhdojnë në iOS 11 ndërsa pesë përqind e pajisjeve të katër viteve të fundit nuk kanë të instaluar iOS 12.

Në fillim të Janarit iOS 12 ishte instaluar në 78% të pajisjeve. Apple ka publikuar që nga fillimi i Janarit iOS 12.1.3 dhe iOS 12.1.4 së bashku me iOS 12.2 beta.

Dy përditësimet ishin kryesisht riparime gabimesh ndërsa iOS 12 do të sjell një aplikacion Apple News të përmirësuar, AirPlay 2 për TV dhe animoji të reja.

Njerëzit kanë instaluar iOS 12 më shpejt sesa iOs 11. Në Prill të 2018-ës vetëm 76% e pajisjeve kishin instaluar iOS 11, mbase nga problemet që e pllakosën me debutimin.

Tashmë fokusi i kompanisë do të jetë iOS 13 ku pritet publikimi i versioneve testuese në Konferencën e Zhvilluesve WWDC në Qershor. Përditësimi thuhet të sjellë një ndërfaqe të errët dhe ndryshime të rëndësishme të ndërfaqes në iPad. /PCWorld Albanian