iOS 12 arrin 60% adoptim, Android 9 Pie vetëm 0.1%

E publikuar: 02/11/2018 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një muaj e gjysmë nga lançimi, iOS 12 është instaluar në 60% të pajisjeve të Apple. Statistikat më të fundit vinë nga vetë dyqani i aplikacioneve të Apple.


Rritja e adoptimit të iOS 12 është në kurriz të iOS 11 e cila humbi ndjeshëm përdorues.

Ndërsa numri i përdoruesve të versioneve të vjetra të iOS ka qëndruar stabil.


Por situata nuk është e njëjtë për sistemin operativ të Google Android 9 Pie i cili ka arritur vetëm 0.1% adoptim.

Madje versioni i kaluar Android Oreo vijon të rritet dhe ka shkuar në 21.5% duke kaluar Marshmallow por ende është pas Nougat i cili ka 28.2% të përdoruesve.

Shitjet e produkteve të reja pritet të rrisin më tepër bazën e përdoruesve. Apple prezantoi iPad Pro, ndërsa po bëhet një muaj nga debutimi i iPhone të fundit dhe tashmë janë në shitje.

Google nag ana tjetër prezantoi telefonët Pixel 3 dhe tabletin Chrome OS Pixel Slate.

Android 9 Pie është i disponueshëm që nga Gusht kurse iOS 12 në mesin e Shtatorit. /Pcworld Albanian