Investitorët kanadez të interesuar për sektorin mineral të Kosovës dhe thellimin marrëdhënieve ekonomike

E publikuar: 07/12/2018 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti në takim ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, që diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Ministri Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësin që shteti Kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve.

“Është nder dhe kënaqësi t’iu pres në takim, sepse Kosova e konsideron më shumë se shtet mik Kanadanë. Po vazhdojë në përmbushjen e planeve që i ka Qeveria e Kosovës, që janë të parapara për këtë vit, njëkohësisht duke e rritur dinamikën në secilën fushë. Brenda këtij resori i kam identifikuar prioritetet e mia të cilat mendoj të fokusohem më shumë e që janë mbrojtja e konsumatorit, thithja e investimeve të huaja, sepse ministria që drejtoj unë implementon edhe Ligjin për Investime Strategjike dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve të cilat ju ofrohen në treg qytetarëve tanë. Po ashtu fokus kam përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkrahjen prodhuesve vendor dhe promovimin e eksportit”, theksoi ministri Shala.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë einvestimeve kanadezë në sektorin e minierave, që ambasadori Maksymiuk shprehugatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimine ekonomik të Kosovës.

Ministri i Shala kërkoi nga ambasadori që t’i inkurajoi biznesetkanadeze të investojnë në Kosovë duke shprehur gatishmëri për mbështetje tëplot, duke treguar përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat ibizneseve që shprehin vullnet për të investuar./Infosot/