Investitorë të fuqishëm brenda Facebook kërkojnë largimin e Zuckerberg

E publikuar: 18/10/2018 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Investitorët kryesorë brenda rrjetit social Facebook kërkuan ditën e Mërkure largimin e Zuckerberg nga pozicioni i kryetarit të bordit drejtues.


Propozimi i cili në vetvete është simbolik sepse Zuckerberg kontrollon bordin e kompanisë, vjen në një kohë të vështirë për rrjetin social i cili para pak ditësh zbuloi një thyerje masive të sigurisë për 30 milion përdorues.

Bëhet fjalë për disa fonde publike të cilët kërkojnë reduktimin e influencës së Zuckerberg brenda kompanisë si fondi publik i Ishujve Rodes, Ilinois dhe Pensilvanisë si dhe fondi i pensioneve të Nju Jorkut.


Një bord drejtues i pavarur është jetik për të ardhmen e Facebook dhe daljen nga kjo mesele nëse duam të rikthejmë besimin e Amerikanëve dhe investitorëve të tjerë,” shprehej përfaqësuesi i Fondi të Nju Jorkut.

Scott Stringer mbikëqyr fondin 195 miliardë dollarëshe të qytetit dhe zotëron 4.7 milion aksione në Facebook.

Këto aksione vlerësohen me 745 milionë dollarë. Sakaq tre fondet e qyteteve të lartpërmendura zotërojnë 200,000 aksione me vlerë 32 milionë dollarë.

Për ta vënë në perspektivë, vlera e Facebook është 460 miliardë dollarë.

Që nga muaji Korrik aksionet e Facebook kanë rënë me 27%. Disa ekzekutivë janë larguar nga kompania si dy themeluesit e Instagram dhe themeluesi i WhatsApp. /PCWorld Albanian