Inuitët, të parët që përdorën syze, por jo për t’u mbrojtur nga dielli

E publikuar: 21/07/2016 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në ditët e sotme, syzet janë kthyer në një aksesor mjaft i rëndësishëm për mbrojtjen e syve nga dielli. Por, a e dini kur janë krijuar ato?

Për herë të parë, kanë qenë anëtarët e fisit Inuit, që jetojnë në vendet e ftohta, ata që kanë përdorur syzet, por atëherë jo për t’u mbrojtur nga dielli, por nga shkëlqimi verbues i dëborës dhe akullit.

Ato nuk ishin me lente, por disa korniza prej druri ose kocka kafshësh, me një çarë të vogël në qendër, të e cilat u lejonin njerëzve që të kishin një pamje të kufizuar, por shmangte verbimin nga shkëlqimi i dëborës.