Intervistë me Raiffeisen Bank: Mundësitë e arta të akseleratorit Elevator Lab për startupet Shqiptare

E publikuar: 17/05/2018 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qershor të 2017-ës, Raiffeisen Bank International lançoi një program akselerimi të quajtur Elevator Lab.

Me akses në 14 tregje të ndryshme, Elevator Lab është akseleratori fintech më i  madh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Këtë vit Elevator Lab hyn në edicionin e dytë të tij kur Raiffeisen Bank bën thirrje për aplikime nga fintech ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Gjithashtu Raiffeisen Bank Albania ka lançuar ekskluzivisht për tregun Shqiptar Elevator Lab Challenge.

Në këtë intevistë me Redaksinë e PCWorld Albanian, shefja e sigurisë pranë Raiffeisen, zj Anila Hoxha zbulon në detaje mundësitë e arta që ofron ky program për kompanitë startup shqiptare.

PCWA: A mund të na përshkruani çfarë përfaqëson Elevator Lab, për themeluesit por edhe ata që duan të konkurrojnë?

Anila Hoxha: Elevator Lab është akseleratori i të gjithë grupit Raiffeisen Bank International (RBI), i prezantuar fillimisht në Qershor 2017. Me një potencial shtrirjeje në 14 tregje të ndryshme, Elevator Lab është tanimë akseleratori fintech me i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Këtë vit pra, në 2018, Elevator Lab hyn në edicionin e dytë të tij, dhe serish Grupi RBI ka nisur thirrjen për aplikime nga finteke ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Këtë vit, Grupi RBI synon të vendose në fokus në mënyrë të veçantë ekosistemin e inovacionit dhe fintekeve në Evropën Qendrore e Lindore. Prandaj, Raiffeisen Bank Shqipëri po prezanton një sfide ekskluzive të Elevator Lab për tregun shqiptar.

PCWA: Kush mund të bëhet pjesë e Elevator Lab?

A.H: Raiffeisen Bank Shqipëri po kërkon kompani start-up, me produkte dhe teknologji fintek inovatore. Pjesëmarrja në Elevator Lab Albania, përbën një shans të rëndesishëm dhe hap thelbësor për start-up-et lokale për të zgjeruar biznesin e tyre në nivel ndërkombëtar.

PCWA: Cilat janë disa prej fushave të startupeve në fokus të Elevator Lab Challenge?

A.H: Në fokus të kësaj sfide të Elevator Lab, janë të gjitha ato startupe që kanë një produkt apo teknologji në fusha si: Advanced Analytics (si psh. Predictive analytics, Inteligjenca artificale); RegTech (si psh. Identifikim dhe autentifikim klientësh – përfshirë biometriken, mbrojtje të dhënash, siguri kibernetike); Banking korporatash; Teknologji investimi dhe tregjesh; Përvoje e re në degë dhe Open Banking. Më shume detaje mund të gjeni në faqen e Elevator Lab Shqipëri:  www.elevator-lab/al.

PCWA: Çfarë duhet të bëjnë ata që duan ti bashkohen kësaj nisme?

A.H: Të gjitha kompanitë startup me një produkt të gatshëm apo me teknologji inovatore që përkon me ndonjë nga fushat e përshkruara me lart, janë të ftuara të aplikojnë në www.elevator-lab.com/al. Aplikimet janë të hapura deri në datë 23 Maj.

PCWA: A mund të na përshkruani rrugëtimin e edicionit të dytë të Elevator Lab?

A.H: Gjate fazës së parë, do të ketë një proces përzgjedhjeje të brendshëm për të identifikuar startupet më premtuese që do vijojnë sfidën e Elevator Lab. Ne ketë mënyre, të gjitha aplikimet marrin vëmendjen e drejtuesve të lartë të Raiffeisen Bank Shqipëri.

Gjate fazës finale 5 më të mirët do të ftohen të paraqesin zgjidhjen e tyre përpara panelit te jurisë dhe fituesi (ose fituesit) do të përzgjidhet në bazë të prezantimit final para jurisë. Datat kryesore të këtij rrugëtimi janë si më poshtë:

Nisja e fazës së aplikimeve: 25 Prill, 2018

Mbyllja e fazës se aplikimeve: 23 Maj, 2018

Prezantimet finale para jurisë se Elevator Lab: 31 Maj 2018 – Finalistët do te vlerësohen nga juria e cila përbehet nga Anëtare Bordi dhe Drejtues te Larte nga Raiffeisen Bank Shqipëri, një pjese marres nga Raiffeisen Bank International, si edhe eksperte të teknologjisë, inovacionit dhe startupeve në Shqipëri.

Ceremonia e fituesve: 7 Qershor, 2018

PCWA: Çfarë kriteresh vlerësimi do të aplikohen mbi pjesëmarrësit në këtë garë?

A.H: E rëndësishmesh është që juria e Elevator Lab Albania të shohë një potencial bashkëpunimi mes startupit dhe Raiffeisen Bank Shqipëri. Të gjitha idetë inovatore, të orientuara drejt klientit, apo me vlere për tregun financiar janë me se të mirëpritura.

PCWA: Pse startupet fintech duhet ti bashkohen kësaj nisme?

A.H: Duke u bërë pjesë e Elevator Lab, startupet mund të kapitalizojnë një sërë përfitimesh ekskluzive qe përfshijnë vizibilitet në drejtues të Raiffein Bank Shqipëri si edhe komente dhe vlerësim të drejtpërdrejte përfshire komente nga juria e Elevator Lab. Në mënyre më specifike do të thotë:

PCWA: Çfarë çmimesh janë rezervuar për fituesin?

Për të gjithë finalistët

    • Rritja e ndërgjegjësimit të markës duke u përmendur në kanalet e medias sociale dhe ato dixhitale të Raiffeisen Bank Shqipëri
    • Të jenë në kontakt dhe të përfitojnë njohuri nga drejtues të nivelit të larte si dhe kompani tjera inovatore.

Për fituesin

    • Çmim monetar prej 5,000 Eurosh
    • NJË VEND në raundin e fundit përzgjedhës të programit të akselerimit Elevator Lab të grupit të Raiffeisen Bank International
    • Udhëtim ne Vjene për të marre një trajnim prezantimi (pitch training) para raundit të fundit përzgjedhës

PCWA: Më 18 Maj do të mbahet një takim informativ me komunitetit për Elevator Lab Challenge. Çfarë do të diskutohet në këtë takim?

A.H: Në ketë takim do te diskutohet rreth programit te Elevator Lab Shqipëri, çfare është dhe mundesitë që ofron duke qenë hera e parë që një program i tillë akselerimi ofrohet në tregun vendas. Gjithashtu do të ketë edhe një raund diskutimesh ku pjesëmarrësit mund tu drejtojnë pyetjet anëtareve të jurisë për të marre më shumë informacion.

PCWA: Pas mbylljes së Elevator Lab Challenge dhe akordimit të çmimit prej 5,000 euro, çfarë tjetër i pret fituesit në kërkim të suksesit të tyre?

A.H: Duke aplikuar tani në sfidën e Elevator Lab, startupet jo vetëm që kanë shansin te fitojnë një çmim tërheqës monetar si edhe një vend në raundin e fundit përzgjedhës të programit Elevator Lab të grupit RBI në Shtator 2018, po gjithashtu edhe një udhëtim (të paguar) ne Vjene në datat 27 – 28 Gusht 2018 përfshire këtu edhe një trajnim prezantimi (pitching) përpara raundit përfundimtar.

PCWA: Së fundi, disa prej planeve dhe zhvillimeve të reja pranë Raiffeisen Bank persa i takon inovacionit?

A.H: Raiffeisen Bank Shqipëri i ka vënë një theks te veçante inovacionit duke lançuar mjaft suksesshëm para një viti edhe platformën e saj te re Raiffeisen – ON e cila tanimë shënon 50,000 përdorues individë. Programi i prezantuar Elevator Lab është pjesë e strategjisë së Raiffeisen Shqipëri për të qenë promotor i inovacionit në tregun Shqiptar. /PCWorld Albanian