Intervista e Ibras pas ndeshjes ka marrë vëmendjen e të gjithëve: Luanët nuk shërohen si njerëzit (Video)

E publikuar: 19/11/2017 05:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitdi fitoi 4-1 ndaj Newcastles, Zlatan Ibrahimovic u rikthye në fushë dhe Paul Pogba shkëlqeu, tifozët e Man Utd nuk kërkojnë asgjë më shumë nga ky vikend.

Francezi dhe suedezi u ndalën së bashku për të dhënë intervistën në fund të ndeshjes dhe normalisht spektakli nuk mungoi nga Ibra. Ndërsa, më poshtë keni bisedën e tij me gazetarin:

Gazetari: Keni pritur shtatë muaj për këtë, duhet të ndjehesh special?

Ibra: Special, një ditë tjetër, kualitet i njëjtë. Nuk jam i brengosur, nuk jam i brengosur aspak, sepse stërvitem shumë dhe stërvitem fuqishëm, sakrifikoi shumë. Është koka ime që po luan, gjuri vetëm duhet ta ndjekë, pra nuk jam i merakosur aspak.

Gazetari: Ishte një rikthim i jashtëzakonshëm, ke menduar ndonjëherë që nuk do t’ia arrije?

Ibra: Jo, sepse luanët nuk shërohen si njerëzit

Dhe normalisht pas kësaj shpërtheu e qeshura si te Ibra dhe gazetari, ashtu edhe te Pogba.

Vlen të theksohet se Zlatan lëndoi ligamentin kryesor të gjurit dhe si 36-vjeçar të gjithë menduan se ai nuk do arrite të rikthehej.

Por, Ibra ia doli dhe atë në kohë rekorde, duke i treguar të gjithëve si ai është gati për aventura të reja.

Kujtojmëë se muaj më parë kur Ibrahimovicit i ishte ishte kërkuar të flet për sulmuesit më të mirë aktualisht në Ligën Premier, ai kishte përmendur Romelu Lukakun dhe Sergio Agueron. Ndërsa, kur gazetari e kishte pyetur pse nuk futet vetën në këtë mes, ai ia kishte kthye: “Luanët nuk e krahasojnë veten me njerëzit normal“. /Telegrafi/

Momente nga stërvitja e Ibras gjatë kohës së rikuperimit: