Intervenimi special për shpëtimin e dy dhive, kishin ngecur në pjesën anësore të urës (Foto)

E publikuar: 08/04/2018 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhitë e ngecura në pjesën e ngushtë, anash një ure në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara, u shpëtuan nëpërmjet një intervenimi të ekipit për mirëmbajtjen e urës.

Kafshët e ikura prej ferme, provuan të dalin në pjesën tjetër të lumit, duke u ngjitur sipër strukturës së lartë rreth 30 metra, transmeton Telegrafi.

“Nuk dihet se gjatë kanë ndenjur dhitë aty, por sapo janë parë nga kalimtarët e rastit, u njoftuan forcat e rendit” është thënë në raport.

Dhitë e ngecura anash urës

Mësohet se dhitë u shpëtuan nga punëtorët e kompanisë që merret me kontrollin dhe riparimin e dëmeve në këtë urë.

Nëpërmjet një krani, dy punonjës e kanë marrë një dhi brenda shportë, teksa tjetra nisi të ecte, sepse iu largua pendesa.

Shpëtimi nëpërmjet kranit

“Sigurisht se ishin mike dhe dolën për të shëtitur, derisa nuk ngecës” është përshkruar ngjarja.

Dhitë janë kafshë shumë të shoqërueshme dhe eksploruese, teksa me këmbët e shkathëta, ngjiten dhe qëndrojnë edhe në lartësi të konsiderueshme. /Telegrafi/