Intervenimi për shpëtimin e pilotit të ngatërruar me aeroplanin e lehtë në degët e pemëve (Video)

E publikuar: 03/02/2019 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Piloti i një shkolle aeronautike në Essex të Anglisë, e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e aeroplanit të lehtë dhe është ngatërruar në degët e një peme.

Gjatë katër orëve, ai mbeti i pa lëvizur në 30 metra lartësi, derisa filloi intervenimi për ta shpëtuar, transmeton Telegrafi.

Atij i shkoi pranë një zjarrfikës, i cili ishte lëshuar nga një helikopter dhe pasi e siguroi me litarët adekuat, që të dy u larguan së bashku.

Derisa piloti shpëtoi pa asnjë lëndim, fluturakja ende ka mbetur e bllokuar në degë, ndërsa nuk raportohet të ketë pasur ndonjë problem të mëparshëm. /Telegrafi/