Intervenimi për largimin e shkrepëses që e kishte përpirë para 20 vitesh (Foto)

E publikuar: 17/04/2018 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët e një spitali në jugperëndim të Kinës, intervenuan te një burrë i paemëruar, për t’ia nxjerrë një shkrepëse që i kishte ngecur në ezofag.

Pacienti 40-vjeçar, kishte shkuar për kontroll shkaku i dhimbjeve të mëdha dhe jashtëqitjes me urinë, transmeton Telegrafi.

Me të gjetur objektin plastik të gjatë nëntë centimetra, mjekët përdorën një pajisje për ta tërhequr përjashta.

Shkrepësi që i nxorën përjashta

“E mbështollëm me një qese gome, që të mos dëmtoi dhe lë mbetje derisa nxjerrët jashtë. U mahitëm se mund të jetë shkrepës, mbetëm të habitur kur e pamë nga afër”, ka thënë kreu i mjekëve.

Në anën tjetër, pacienti ka thënë se e kishte përpirë aksidentalisht gjatë vitit 1998 dhe ka harruar që i ndodhi ky aksident. Fillimisht, shkrepësi kishte ngecur diku ku nuk bënte problem, por kur lëvizi pas 20 vitesh nisi të shkaktonte probleme të shumta.

Gjendja e pacientit është në rregull, ndërsa po qëndron edhe në spital derisa të shërohet plotësisht. /Telegrafi/