INTERPOL-i heq nga uebfaqja kosovarët e kërkuar

E publikuar: 04/07/2018 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga muaji prill i këtij viti asnjë nga personat e kërkuar me fletarrestime ndërkombëtare nga organet e drejtësisë kosovare nuk gjenden në faqen zyrtare të INTERPOL-it. Publikimi i fletarrestimeve ndërkombëtare të personave që janë në kërkim nga organet e shtetit të Kosovës në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare – INTERPOL, tash e tutje duhet të bëhet me kërkesë të veçantë. Ky vendim po vlerësohet në mënyra të ndryshme nga njohës të çështjeve të sigurisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ka dy muaj që emrat e personave të kërkuar nga organet kosovare për krime të ndryshme nuk gjenden në faqen zyrtare të INTERPOL-it.

Që nga muaji prill i këtij viti INTERPOL ka vendosur rregulla të reja për publikimin e urdhërkërkimeve ndërkombëtare në faqen tij publike, e cila tash e tutje duhet të bëhet me kërkesë të veçantë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë gazetës “Zëri” se bashkëpunimi me INTERPOL-in përmes UNMIK-ut vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë ndryshim…