Internet Archive do të ruajë përmbajtjet e Google+ edhe pas mbylljes më 2 Prill

E publikuar: 18/03/2019 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Google+ do të mbyllet më 2 Prill, nuk do të thotë se vite postime që keni bërë do të humben tërësisht.

ArchiveTeam nisi së fundi punën për të ruajtur përmbajtjen e Google+ dhe bërë të disponueshme në Internet Archive pas rrjeti social të jetë mbyllur.

Arkiva nuk do të përfshijë përmbajtje që janë fshirë apo që kanë qenë private përpara se ky arkivim të ketë nisur. Gjithashtu mund të mos ruhen të gjitha komentet dhe përmbajtjet media të shpërndare në rezolucion të plotë.

Nëse nuk dëshironi që një përmbajtje e juaj të arkivohet ose mund të fshini llogarinë Google+ ose të ndiqni procesin e Internet Archive për të hequr përmbajtje specifike.

Nuk është suprizuese të shohim përpjekje të tilla për të ruajtur Google+ por është një situatë e pazakontë.

Zakonisht nuk shohim faqe arkivimi që ruajnë të dhënat e rrjeteve sociale edhe kur mbyllen. Pyetja është nëse do të rezultojë një regjistër i plotë dhe pa mangësi sepse arkivat e internet jo rrallë herë nuk kanë ruajtur informacione të plota. /PCWorld Albanian