Interi sa shumë dështime në bankë në nëntë vite: Pas largimit të Mourinhos, kanë dështuar 11 trajnerë

E publikuar: 05/02/2019 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viti 2019 nuk ka filluar mirë për Interin. Zero fitore në kampionat, zero gola të shënuar, eliminimi nga Kupa e Italisë në çerekfinale dhe shumë lojtarë që duan largimin me Ivan Perisic, Matia Vecino e Mirandan dhe Mauro Icardin që mbetet në mes për rinovimin.

Të gjitha këtyre lajmeve të këqija iu shtohet edhe kresa e tifozëve  për shkarkimin e Luciano Spallettit.

Interi me drejtorin sportiv Beppe Marotta, ia ka rikonfirmuar besimin trajnerit, por nën hijen e tij mbetet emri i Antonio Contes.

Ka edhe nga ata që ëndërrojnë dhe e shohin një kthim të mundshëm të Jose Mourinhos.

Prej epokës së tij te Interit, kanë kaluar plot njëmbëdhjetë në stolin e Interit. Ndoshta gjysmë i keni harruar?  Këta janë ata, që drejtuan skuadrën zikaltër dhe dështuan.


Rafa Benitez: Trajneri spanjoll ishte punësuar në vend të Mourinhos në verën e vitit 2010. Ai u largua në dhjetor të vitit 2011 pas 25 ndeshjeve me një bilanc prej 12 fitoreve, 6 barazimeve, 7 humbjeve.

Ai e fitoi Kupën e Botës për Klube. Benitez aktualisht trajnerët e Newcastle në Ligën Premier.

Rafael Benitez . (Photo by Michael Steele/Getty Images)


Leonardo: Ai e mori ekipin pas Benitezit me 28 dhjetor 2010. Ai e drejtoi ekipin në 32 ndeshje (22 fitore, 3 barazime, 7 humbje).

Me Leonardo, Inter arriti si i dyti në kampionat prapa Milanit.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve me Schalken, u pasua me fitoren në Kupën e Italisë në finale ndaj Palermos. Leonardo dha dorëheqje në fillim të qershorit të vitit 2011. Sot punon si drejtor te Milani.

Leonardo . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)


Gian Piero Gasperini:  Nënshkroi nga Interin në verën e vitit 2011. Vetëm pesë ndeshje me Interin, ku mori 1 barazim dhe 4 humbje. Ai humbi edhe finalen e Kupës së Italisë në Pekin kundër Milanit (2-1).

Humbinë debutimin në Ligën e Kampionëve në San Siro me Trabzonspor (0-1).

Dy humbje, kundër Palermos dhe Novaras, i kushtuan me përjashtimin me 21 shtator 2011. Ai sot është trajner te Atalanta.

Gian Piero Gasperini . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)


Claudio Ranieri:  Bëhet trajner me 22 shtatorit, 2011. Ai e drejtoi klubin në 25 ndeshje (17 fitore, 5 barazime, 13 humbje).

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, por edhe nga Kupa e Italisë me Napolin bën që ai të largohet.

Humbja me Juventusin me 26 mars 2012 me rezultat (2-0) e dërgoi në shtëpi. Sot trajner i Fulham në Ligën Premier.

Claudio Ranieri . (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)


Andrea Stramaccioni:  Ai e mori skuadrën pas largimit të Ranierit më 1 prill 2012 duke i dhënë fund kampionatit në vendin e gjashtë.

Ai ishte trajner edhe në sezonin 2012/13 ku Interi përfundon në pozitën e nëntë.

Strama e drejtoi ekipin në 65 ndeshje (31 fitore, 11 barazime, 23 humbje) para se të lirohet nga puna me 24 maj 2013. Ai nuk drejton aktualisht asnjë ekip.

Andrea Stramaccioni . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)


Walter Mazzarri:  Bëhet trajneri i ri i Interit më 24 maj 2013 dhe udhëheq ekipin në kampionatin 2013/2014, duke e mbyllur në vendin e pestë dhe kualifikimin në Ligën e Evropës.

Edhe pse u konfirmua për sezonin 2014/2015, ai u lirua më 14 nëntor 2014 pas barazimit 2-2 me Verona. Bilanci total në 58 ndeshje (25 fitore, 21 barazime dhe 12 humbje).

Ai tani është trajner i Torinos.

Walter Mazzarri . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)


Roberto Mancini: AI e mori ekipin pas largimit të Mazzarrit me 14 nëntor 2014.

Me Mancini në stol, sezoni 2014/2015 përfundoi në vendin e tetë. Ai vazhdoi edhe një sezon më pas 2015/2016 duke përfunduar në vendin e katërt.

U largua nga Interi me 8 gusht 2016 me 77 ndeshje në stol (36 fitore, 18 barazime, 23 humbje). Ai është trajner i Kombëtare së Italisë.

Roberto Mancini . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)


Frank de Boer: holandezi u bë trajner me 9 gusht, 2016. Vetëm 14 ndeshje ishte në krye të skuadrës. 5 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje.

Me 1 nëntor 2016 ai u largua nga klubi. Tani është trajner i Atlanta United në Ligën amerikane MLS.

Frank de Boer . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)


Stefano Vecchi: Dy herë trajner i përkohshëm për sezonin 2016/2017.

Ai e mori skuadrën pas De Boerit në nëntor dhe pas Piolit në maj.

Pesë ndeshje në total me 3 fitore dhe 2 humbje. Aktualisht i papunë.

Stefano Vecchi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)


Stefano Pioli: I angazhuar më 8 nëntor 2016. 27 ndeshje në sezonin 2016/2017, përfshirë Kampionatin, Kupën e Italisë dhe Ligës e Evropës.

14 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje. U pushua me 7 maj 2017 pas humbjes 1-0 me Genoan. Tani është trajner i Fiorentinës .

Stefano Pioli . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)


Luciano Spalletti: Ka 70 paraqitje në stolin e Interit (36 fitore, 18 barazime dhe 16 humbje).

Inter njofton mbërritjen e tij më 8 qershor 2017. Ajo e morri vendin e katërt që kualifikonte në Ligën e Kampionëve në kampionatin 2017/18.

Luciano Spalletti. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sot ende trajner, por me gjasë, jo edhe shumë gjatë. /Telegrafi/