Interi prezent në çdo finale të Kampionatit Botëror që nga viti 1982

E publikuar: 13/11/2017 01:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interit mund t’i ketë humbur shkëlqimi në vitet e fundit, por impakti që ka pasur në botën e futbollit nuk mund të mohohet.

Nëse nuk bindeni, do t’ju zbulojmë një fakt të bukur që është postuar në Reddit.

Nuk ka rëndësi mosha, të gjithë ishin tifozë të ‘Fenomenit’, edhe këta fëmijë brazilian nga Favelat braziliane (Getty Images)

Çdo finale e Kupës së Botës që nga viti 1982 ka pasur të paktën një lojtar të Interit.

Si në kohë të këqija, ashtu edhe më të këqija, Inter ka mundësuar lojtarë për evenimentin më të madh të futbollit botëror.

Pyetja më e madhe është, a mund t’i gjeni emrat?

Presidenti i Interit, Erick Thohir dhe Karl-Heinz Rummenigge (Getty Images)

Le t’ia nisim me Spanjën, aty ku u zhvilluar Kupa e Botës 1982. Italia u ndesh me Gjermanisë Perëndimore në finale, duke fituar 3-1, me lojtarët e Interit Giuseppe Bergomi dhe Gabriele Oriali që kanë ngritur trofeun.

Katër vite më pas Karl-Heinz Rummenigge ishte pjesë e skuadrës humbëse gjermane ndaj Argjentinës së Diego Maradonas në Meksikë.

Në Itali 1990 Gjermani mori hak ndaj Argjentinës, me Andreas Brehme, Jurgen Klinsmann dhe Lothar Matthaus që ishin interistët e skuadrës fituese.

Në Botërorin e 1994 që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nicola Berti humbi teksa Brazili fitoi titullin e katërt, duke mundur Italinë.

Katër vite më pas, një nga finalet më të bukura të dekadave të fundit, Youri Djorkaeff u përball me Brazilin e Ronaldos teksa Franca ka mundur 3-0 në Paris.

Marco Materazzi duke festuar Kupën e Botës (Getty Images)

Ronaldo u rikthye më i fortë në 2002, teksa Marco Materazzi ishte një nga lojtarët kyçë të Italisë katër vite më pas në Gjermani ndaj Francës.

Po kush e ka radhën tani? Të gjithë sytë janë drejtuar nga Mauro Icardi. /Telesport/