Interi pothuajse i plotë ndaj Juventusit

E publikuar: 28/04/2018 05:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi e ka publikuar listën e lojtarëve për ‘Derby d’Italia’ kundër Juventusit,ku vërehet mungesa e Roberto Gagliardinit.

Nerazzurrët presin lojtarët e Massimiliano Allegrit në San Siro, në një ndeshje vendimtare.

Interi kërkon Ligën e Kampionëve dhe një humbje do t’i mbante larg, ndërsa në anën tjetër Juve po lufton për titull me një pikë më shumë se Napoli.

Luciano Spalletti e ka zbuluar skuadrën për këtë ndeshje.

Gagliardini vuan nga një dëmtim dhe do të mungojë në ndeshjen e njohur si Derby d’Italia.

Te Juventusi mungojnë Cheillini dhe Se Sciglio. /Telegrafi/


Skuadra e Interit ndaj Juventusit: Handanovic, Padelli, Berni, Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Brozovic,  Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.