Interi po “zinë” diçka, takohet me agjentin e yllit të Cityt

E publikuar: 01/04/2015 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka filluar të përgatitet intensivisht për afatin kalimtar veror, ku skuadra zikaltër do të mundohet të sjellë emra të qëlluar në San Siro, për të evituar një tjetër sezon të dobët.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport, gjatë ditës së sotme ka raportuar se Interi është takuar me agjentin e Yaya Toure, për të negociuar mundësinë e transferimit të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë në Itali.

Yaya Toure thuhet se është preferenca e parë e trajnerit Roberto Mancini, pasi të dy kanë punuar te Manchester City, ku kanë fituar edhe një titull të Premierligës.