Interi po punon për rinovimin me Icardin, por ka ende mosmarrëveshje për pagën

E publikuar: 20/09/2018 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është ende duke punuar për një rinovim me Mauro Icardin, por raportohet se ka ende mosmarrëveshje mbi pagën.

Nerazzurët po kërkojnë të lidhen me  kapitenin e tyre me një marrëveshje të re, pasi derisa kontrata e tij aktuale skadon në 2021.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro për klubet e huaja, jashtë Italisë.

Kjo klauzolë vlen vetëm për dy javët e para në korrik.

Duke pasur parasysh çmimet që paguhen në afatet kalimtare, nuk është një pengesë e madhe kjo shifër dhe shumë klube do ta ofronin.

Sipas Corriere della Sera, negociatat janë në vazhdim me gruan dhe agjenten e Icardit, Wandan.

Plani është që ai ta zgjasë kontratën deri në vitin 2023, duke e ngritur klauzolën e lirimit të paktën 130 milionë euro.

Sidoqoftë, agjentja i Icardi po kërkon një pagë prej 8 milionë euro për sezonin, ndërsa oferta aktuale në tavolinë është 6.5 milionë euro. /Telegrafi/