Interi po mendon për huazimin e Grenierit

E publikuar: 30/12/2017 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Clement Grenier ende nuk po arrin të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të jetë titullar te Lyoni.

Mesfushori francez ishte i huazuar te Roma edicionin e kaluar por nuk arriti ta bind gjigantin italian për ta blerë atë.

Kësisoj është rikthyer në Lyon dhe përsëri nuk po ka shumë hapësira tek klubi francez.

E mediat franceze dhe ato italiane kanë raportuar se së fundmi në garë për lojtarin është futur Inter.

‘Neroazzurët’ janë duke tentuar huazimin e lojtarit qysh në afatin kalimtar të janarit me të drejtë blerje.

Lyon ka pranuar një gjë të tillë por ende nuk ka një përgjigje konkrete nga futbollisti francez.

Në garë për të janë futur edhe dy skuadrat angleze, Swansea dhe Crystal Palace që gjithashtu e duan lojtarin.

Janari do të jetë muaji ku do të vendoset e ardhmja e Grenier, pasi një gjë është e sigurt se në Lyon mesfushori nuk do të vazhdoj karrierën, e favorit për t’i siguruar shërbimet e tij mbetet Interi. /Telegrafi/