Interi në negociata për Suson

E publikuar: 21/06/2018 07:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është në negociata me agjentin e Susos dhe Milani është gati ta shesë lojtarin.

Kështu raporton Sky Sport Italia që citon Alessandro Luccin i cili ka pasur takime me zyrtarë të Interit në ditët e fundit.

Ky agjent përfaqëson edhe Davide Zappacostan, por duket se bisedimet janë zhvilluar për yllin e Milanit, Suson.

Spanjolli ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh në kontratën e tij, por që është valide vetëm për klubet jashtë Italisë, kështu që nuk do të ishte valide në këtë rast.

Suso në ndeshje ndaj Interit

Sipas “babait të transferimeve” në Serie a, Gianluca Di Marzio, Milani nuk ja ka përplasur derën Interit për anësorin e rrezikshëm, por po pret ta dëgjojë ofertën e rivalit të qytetit.

Jose Callejon është identifikuar nga Milani si zëvëndësues i Susos, lojtar i cili është gati të largohet nga Napoli pas largimit të Sarrit nga San Paulo.

Suso është vetëm 24 vjeçar dhe këtë sezon ka kontribuar me tetë gola dhe 14 asistime në 50 ndeshje zyrtare për Rossonerët.

/Telegrafi/